Lajme

Evis Kushi merr detyrën si Ministre e Arsimit, betohet para Presidentit Meta

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, mori zyrtarisht detyrën kur u betua para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ceremonia u zhvillua në Institucionin e Presidencës, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Më herët,  Parlamenti miratoi me 104 vota pro emrin e Evis Kushit si ministre e re e Arsimit.

Evis Kushi, pedagoge, njëherësh deputete e Elbasanit dhe kryetare e kësaj dege për PS-në do të zëvendësoje në detyrën e ministres së Arsimit, Besa Shahinin e cila u shkarkua nga Kuvendi nga 106 deputetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë