Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kryebashkiakja e Shkodrës një ditë më parë ka bërë tamponin dhe në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.
Menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë, ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.
Deri më tani gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk ka simptoma por ka dyshuar pas kontakteve që ka pasur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.
Ndërkohë, punonjësit dhe drejtuesit e tjerë të bashkisë që kanë pasur kontakte me kryebashkiaken t’u nënshtrohen tamponëve ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




