Lajme

Gjendet pa shenja jete në hollin e një spitali privat ndihmës anestezisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një spital privat në Tiranë.

Një ndihmës anestezist është gjetur pa shenja jete në hollin e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  08:35, ku mësohet se viktima është identifikuar se  M.A., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë