Lajme

Bashkëjetesë europiane me koronavirusin

Me shpresat e braktisura të zhdukjes së virusit apo zhvillimin e një vaksine sa më shpjet, evropianët iu kthyen punës dhe shkollës ( edhe Shqipëria si vendndodhje gjeografike por ende në pritje për t’iu bashkuar asaj socio-ekonomike e politike ), duke bërë jetë sa më mundshëm normale, ndërsa mundësia e një vale të dytë nuk i shqitet kontinentit.

Europianët po vënë në përdorim leksionet e fazës fillestare të pandemisë: nevoja për të mbajtur  maska dhe praktikuar distancimin social, rëndësia  testimit dhe gjurmimit të kontakteve,  përparësitë kritike të reagimit të shkathët dhe lokal. Të gjitha këto masa kanë për qëllim parandalimin e llojit të izolimit kombëtar që dëmtoi ekonomitë këtë vit. “Jemi në një fazë të jetesës me virusin”, thotë Roberto Speranza, ministrisë italian i Shëndetësisë.

Por në kanalin anglez, historia është krejt e ndryshme, sidoqoftë. Me një valë të dytë, të pashmangshme, Britania po kalon një krizë testimesh, në të cilën vendi nuk mund të plotësojë kërkesën dhe laboratorët janë të tej mbushur me kampionë të pa analizuar, hapja e shkollave dhe bizneseve, i shtohet kësaj balance.

Harta e përditësimeve të fundit të pandemisë.

■ Qeveria gjermane do të investojë 750 milionë euro, për të përkrahur tre kompani vendase në kërkimet për një vaksinë Covid-19.

■ Victoria, shteti që është në qendër të shpërthimit të Australisë, nuk raportoi të martën vdekje, për të parën herë në më shumë se dy muaj. Qyteti i Melburnit vijon të jetë i izoluar.

■  Kombet e  Bashkuara po mbushin 75 vjeç, por kremtimet nuk do të mbahen, pasi liderët botërorë nuk mund të mblidhen bashkë. Organizata po përballet me pyetje të thella rreth efektshmërisë dhe madje rëndësisë së saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë