Greqia ka vendosur ta mbajë sërish të mbyllur kufirin me Shqipërinë. Në vendimin në fletoren zyrtare, Athina e ka lënë të pandryshuar gjendjen me kufirin shqiptar.
Deri në datën 30 shtator nuk lejohen të hyjnë turistët nga Shqipëria. Në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.
Lejohet të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale.
Të gjithë personat që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit dhe test negativ për Covid-19 jo më herët se 72 orëpara hyrjes në kufi.
Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.
Sipas mediave greke, thuhet se qeveria ka në plan të shtrëngojë masat edhe brenda vendit pas rritjes së numrit të të infektuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




