Gjykata la në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka, e arrestuar për korrupsion dy ditë më parë, bashkë me të shoqin, drejtues departamenti në Universitetin e Durrësit, i cili është në arrest me burg. Ajo akuzohet për 6 mijë euro ryshfet për të liruar një trafikant klandestinësh nga burgu.
Seanca e gjyqtares së hetuar nga SPAK, Mimoza Margjeka në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi me tension.
Në fillim mbërritën dy të burgosurit, ndërsa gjyqtarja me vonesë. Ajo u shfaq shumë e tensionuar në seancë përpara trupës, por edhe para se të hynte në sallë, ku pati një komunikim me gazetarët.
Avokati Skënder Demiraj, edhe ky i arrestuar për të njëjtën cështje, ka shpërthyer në seancën me dyer të mbyllura duke theksuar se nuk ka marrë asnjë qindarkë as për gjykatën dhe as për veten e tij.
Gjyqtarja Margjeka tha se do ta kalojë Vettingun dhe se bashkëshorti i saj është në burg padrejtësisht, pa asnjë provë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




