Lajme

Abuzuan me 2 vajza të mitura, dy të arrestuar në Pogradec dhe Lushnjë

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur sot opinionin, ku dy vajza të mitura, 12 dhe 13 vjeç kanë rënë pre e abuzimit seksual. Të dhënat nga policia tregojnë se për rreth një muaj i Blerim Bizgjoni 46-vjeç ka abuzuar seksualisht një vajzë të mitur, 13 vjeçe, në fshatin Vërdovë në Pogradec. Mediat kanë bërë me dije se Bizgjoni është baba i dy vajzave dhe vajza e përdhunuar ishte  shoqe me to.

 “I njohim si familje. Njeri i saktë nuk ishte, njeri i keq. Merr të miturat. E dëgjova këtë histori. Kishte gati një vit vajza këtu. Shkonte e bija e merrte, shkonte e shoqja e merrte. Nuk e di a kishte dijeni e shoqja. Me vajzën e abuzuar një përshëndetje, mëngjes e aksham. I kam folur ç’kërkon andej, çfarë e ke, vete me çupën, gjoja e mëson e bija për shkollën,” ka thënë njëra prej banoreve të fshatit Vërdovë në Pogradec ku ka ndodhur ngjarja.

Por një tjetër ngjarje është raportuar edhe në qytetin e Lushnjes. Policia ka bërë me dije se një 51 vjecar është arrestuar me akuzën se ka kryer veprime të turpshme me një 12 vjecare. Shtetasi me iniciale A.B është kapur nën flagrancë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vepra të turpshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë