Lajme

Aksidenti me vdekje në Sarandë, arrestohet shoferi 35-vjeçar

Policia e Sarandës ka arrestuar 35-vjeçarin Erti Bllaca, i cili shkaktoi ditën e djeshme aksidentin me vdekje afër Piqerasit në Sarandë.
Ai humbi kontrollin e mjetit ”Citroen” me targa të Durrësit, teksa nga përplasja me murin humbi jetën pasagjeri Armand Asllani.

Bllaca me pasagjeren Aurora Kalemi u plagosën dhe u dërguan në spital, teksa sot është arrestuar.
Ndërkohë është arrestuar një 57- vjeçar pasi në rrugën Karahaxh- Finiq u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë