Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka njoftuar sot se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kreu i Forza Italia iu nënshtrua testi pas një qëndrimi të fundit në Sardenjë dhe rezultati ishte pozitiv.
Mjeku i tij Alberto Zangrillo njofti se ai i është asimptomatik dhe është i izoluar në shtëpi.
Një njoftim për shtyp nga zyra e tij shton gjithashtu se Berlusconi vazhdon të punojë nga rezidenca e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e pritur të izolimit. “Në çdo rast, ai do të vazhdojë të mbështesë Forza Italia dhe kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet rajonale dhe administrative me intervista të përditshme në gazeta, në televizion dhe në rrjetet sociale ”, deklaroi mjeku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




