“Unë luftova për jetën time.Ai do të më priste arterien karotide, për fat të mirë pacientët dolën nga dhomat …”, ka deklaruar infermierja në Greqi e cila mëngjesin e sotëm u sulmua nga një pacient shqipëtar në Spitalin Attikon.
Fatmirësisht ajo nuk është në rrezik për jetën e saj, por ajo ka lëndime serioze pothuajse në të gjithë trupin e saj.
Pacienti në gjendje shoku e sulmoi infermieren ku mundte dhe më pas u hodh nga kati i katërt e si pasojë ndërroi jetë.
Pacientët e tjerë në pavijon u zgjuan nga zëri i infermieres dhe së bashku me stafin e spitalit u nisën për të ndihmuar infermieren e cila ëaht nënë e 2 fëmijëve.
Mediat greke kanë bërë me dije se pacienti 59-vjeçar, me origjinë shqiptare, iu nënshtrua një operacioni në pneumotoraks një javë më parë, Ai po trajtohej në një dhomë katërshe dhe i ra ziles duke thirrur infermieren për ndihmë. Ai po e priste me një thikë kuzhine pas derës dhe sapo sjo hyri ai e sulmoi atë me thikë, e hodhi poshtë dhe vazhdoi ta godiste me duar.
Pas kësaj, ai ka hequr vetë serumet dhe ka dalë duke vrapuar nëpër korridore, derisa është hedhur nga dritarja, duke ka gjetur vdekjen në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




