Lajme

Zjarri i madh në Patos, kreu i Zjarrfikësve: Situata paraqitet problematike

Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet në zonën e Patosit, gjatë paradites së kësaj të diele.

Mësohet se flakët janë duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje, ndërsa kanë vështirësi edhe në ndërhyrje.

Kreu i Zjarrfikësve në Patos deklaroi se kanë pasur vështirësi në ndërhyrje, ndërsa thanë se situata vijon të jetë problematike.

Gjatë kësaj vere, ka pasur shumë vatra të zjarrit në vendin tonë, duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje dhe zona të gjelbëruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë