Lajme

Greqia kontrolle dhe tampone për shqiptarët deri më 15 shtator

Greqia ka vendosur sot të lërë në kufi kontrollohet në kufijtë shqiptarë deri më 15 shtator, duke u kërkuar të gjithë rezidentëve të dorëzojnë një tampon negativ përpara kalimit në vendin fqinj.

Ministria e Jashtme greke njofton se për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi.

Në njoftim e saj ajo thotë se mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga pikat kufitare të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë).

Po ashtu mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke bërë që fluturimet të bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë