Lajme

SHBA i dhuron Shqipërisë pajisjen që përshpejton testimet anti-Covid

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar autoriteteve shëndetësore shqiptare një makineri të automatizuar që shkurton procesin e nxjerrjes së rezultatit të testimeve anti-Covid.

Kjo makineri pritet që të rrisë kapacitetet testuese të Institutit Shëndetësor Shqiptar, pasi përmes pastrimit të ARN-së identifikon në një kohë më të shkurtër nëse një person është i prekur, apo jo nga Covid.

Bashkë me këtë pajisje, Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi se përmes programit të USAID-it u dhuruan edhe komplete të tjera testimi. Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA, numri total i testeve të dhuruara prej tyre është mbi 32 mijë.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157627479605838

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë