Sport

Pas Botërorit 2020, Katari synon dhe Lojërat Olimpike

Komiteti Olimpik i shtetit të Gjirit deklaroi që ka paraqitur një kërkesë pranë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për t’u bashkuar në fazën e “dialogut të vazhdueshëm” rreth organizimit së Lojërave të ardhshme.

Katari i pasur me naftë është gjithnjë e më i interesuar të organizojë ngjarje të mëdha sportive, dhe ka nisur të organizojë disa evente madhore kohët e fundit, përfshi edhe botërorin e atletikës një vit më parë, megjithëse temperaturat e larta kanë shkaktuar ankth në botën e sportit.

“Ne po fitojmë nga viti në vit më shumë përvojë në organizimin e eventeve të mëdha në sport. Jemi duke hedhur bazat për organizimin e një Olimpiade”, tha sheiku Joann bin Hamad bin Khalifa al-Thani, presidenti i Komitetit Olimpik të Katarit.

Lojërat Olimpike nuk janë zhvilluar kurrë në Lindjen e Mesme dhe do të jetë hera e parë në historinë e olimpizmit që një shtet arab organizon një event të tillë. Katari ka investuar miliarda dollarë për Kupën e Botës së Futbollit 2022. Sidoqoftë, grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar trajtimin e punëtorëve emigrantë. Qeveria e Katarit ka thënë se nuk e toleron trajtimin e paskrupull të punëtorëve.

Disa vende të tjera kanë shprehur interes për Lojërat Olimpike Verore të vitit 2032 përfshirë Indonezinë, Australinë, Indinë dhe Gjermaninë, ndër të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë