Lajme

OFL zbarkon në Tiranë e Kukës

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të premte 2 persona që banojnë në Tiranë dhe një tjetër që banon në Kukës.

OFL u kërkon burimin e pasurisë brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

Artur Guri, banues në Tiranë, i dënuar në Turqi për veprën penale “Eksportimi i drogave”, parashikuar nga legjislacioni penal i Turqisë;

Elton Andreica (Muça), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Dylber Adema, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve”.

Sipas OFL-së, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë