Lajme

Greqia forcon masat në dogana, vetëm 750 vetë në ditë do kalojnë nga Kakavija

Greqia ka vendosur të marrë masa edhe më të rrepta në pikat doganore me Shqipërinë. Prej datës 17 gusht, sipas “Top-Chanel”, do të kufizohet numri i udhëtarëve që do të lejohen të kalojnë në Doganën e Kakavijës. Nga kjo pikë, nuk do të lejohen të kalojnë më shumë se 750 vetë në ditë.

Po ashtu, do të jetë i detyrueshëm për të gjithë personat që do të kalojnë në këtë pikë doganore testi PCR, testi negativ i bërë në 72 orët e fundit. Në këtë rast nuk bëjnë përjashtim as shtetasit grekë. Është një test që do të bëhet në vendin nga ku niset udhëtari dhe kostoja do të paguhet nga vetë personi.

Prej datës 6 gusht, në pikat e kalimit të kufirit të Kakavijës dhe Kapshticë, nga pala greke është vendosur që dogana të qëndrojë mbyllur nga ora 22:00 e deri në orën 06:00. Në këtë fashë orare, nuk mund të kalojnë udhëtarët dhe automjetet e tyre, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Greqisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë