Lajme

Ministrja e Mbrojtjes, thirrje maturantëve: Zgjidhni Akademinë e FA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, iu bën thirrje maturantëve të shfrytëzojnë ditën e fundit të aplikimeve dhe të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura për të studiuar në Shkenca Ushtarake.

Ministrja Xhaçka merr shkas nga përfundimi i kursit 1-vjeçar të oficerit të ri të 30 vajzave e djemve dhe shkruan se atë që ofron Akademia e FA për maturantët s’e ofron askush tjetër.

“Ndërkohë që 30 vajza dhe djem përfunduan kursin 1-vjeçar të oficerit të ri në Forcat e Armatosura, unë u bëj thirrje të gjithë maturantëve të shfrytëzojnë ditën e fundit të aplikimeve në universitete për të zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura.

AFA ofron 60 kuota studimi për programin bachelor në Shkenca Ushtarake për ciklin akademik 2020-2023.

Atë që ofron Akademia e FA për maturantët s’e ofron askush tjetër:

Akomodim dhe ushqim falas për të gjithë periudhën e studimit

Tarifë studimi 0 lekë në vit

Pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën e studimit

Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve”, shkruan ministrja Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3105795846122781

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë