Një helikopter i ushtrisë shqiptare, që po kthehej nga Franca, ka pësuar një defekt dhe ka bërë ulje emergjente në një fushë në Poppi, Cesantino.
Lajmi bëhet me dije nga mediat italiane, ndërsa nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes nuk ka informacion.
Helikopteri shqiptar ka bërë uljen e emergjencës në Arezzo, Itali.
Karabinierët e zonës kanë nisur hetimet në lidhje me gjithë këtë ngjarje dhe shpjegojnë se ato do të jenë të gjata dhe komplekse, për shkak të përfshirjes së mjeteve ushtarake.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, anëtarët shqiptarë të ekuipazhit mësohet se janë të gjithë mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.