Lajme

U kapën me kanabis dhe armë, arrestohen 3 persona në Dibër

Një operacion policor është zhvilluar në Dibër, Bulqizë e Mat ku janë arrestuar 3 persona, pasi u kapën me armë dhe kanabis.

Një 42-vjeçar në Tërnovë të Bulqizës u kap me pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Një 35-vjeçar nga Tirana bashkë me një tjetër person u kapën me kanabis. Dyshohet se shpërndanin drogë.

Po ashtu në Mat është arrestuar një 31-vjeçar, pasi në banesë iu gjet kanabis i kultivuar në oborr.

Ndërkohë 4 persona të tjerë janë proceduar, pasi dy prej tyre u kapën duke bërë ndërtime pa leje, kurse dy të tjerët transportonin lëndë drusore pa dokumentacion.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë