Lajme

Covid-19, Kuvendi miraton mbylljen e diskove dhe klubeve të natës

Kuvendi miratoi të mërkurën ndryshimet e reja në Aktin Normativ që parashikon mbylljen e diskove, klubeve të natës dhe lounge bareve, si dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Akti Normativ është votuar me  87 vota pro dhe 11 kundër.

Me ndryshimet reja, mosrespektimi i detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të kësaj natyre, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Ndërsa mos respektimi i detyrimit për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në shërbimet e cdo lloji, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë