E diela ka sjellë një trafik të rënduar në qytetin e Vlorës dhe më konkretisht në zonën e Lungomares.
Si çdo fundjavë janë krijuar radhë shumë të gjata automjetesh, të cilat duket se kanë si destinacion jugun e vendit për të kaluar pushimet.
Edhe javët e tjera në këtë zonë ka pasur një trafik të rënduar, por sot më shumë se kurrë për shkak se edhe sezoni po shkon drejt kulmit të tij.
Për shkak se edhe po kryhen punime, zona e Ujit Të ftohtë është bëmë më problematike se kurrë. Ndërkohë destinacioni i pushuesve në shumicën e rasteve është Dhërmiu, Saranda, por në të shumtën e rasteve edhe Ksamili, vende të cilat mbeten akoma shumë të preferuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




