Lajme

116 efektivë të rinj i shtohen FA, Xhaçka: U trajnuan në kohë pandemie

116 efektivë të rinj janë betuar sot në Bunavi duke iu shtuar Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shprehet se ripërtëritja e trupave është një cikël i zakonshëm në FA, por efektivët e rinj i përgëzoi për vullnetin dhe sakrificën në këto kohë pandemie.

“116 vajza dhe djem u betuan në Bunavi si ushtarët më të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ripërtëritja e trupave është një cikël i zakonshëm në FA, por kësaj radhe dua t’i përgëzoj posaçërisht ushtarët e rinj për vullnetin dhe sakrificën e jashtëzakonshme në këto kohë pandemie.

Stërvitja në Shkollën e Trupës nuk ishte aspak si herët e tjera dhe për këtë përgëzoj edhe instruktorët të cilëve iu desh të përshtateshin me kufizimet e COVID-19”, shprehet ministrja Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3066463566722676

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë