Lajme

Përdorimi i detyrueshëm i maskës, Rama: Luftën me budallallëkun do e bëjë secili

Gjatë inspektimit të investimeve në Ujësjellësin e Bovillës, kryeministri Edi Rama ka thënë se është shumë e rëndësishme që maska të vendoset në mjedise të mbyllura,  pasi tashmë lufta me virusin është lufta me budallallëkun.  

Sipas Ramës, virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun. Ndër të tjera, ai bën apel që mos humbet vëmendja nga numrat pasi qeveria do bëjë maksimumin, por luftën me budallallëkun duhet ta bëjë secili, individi.

“Po e filloj me maskat dhe për t’ju kujtuar të gjithëve që maska të vendoset në ambiente të mbyllura për të mbrojtur veten dhe të tjerët dhe mos e humbisni veten nga numrat, ishte e pritshme të rriten. Ajo që është fare e qartë është që në kushtet e reja të krijuara do mësohemi të bashkëjetojmë ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Luftën me budallallëkun do e bëj secili, qeveria do të bëjë maksimumin, por në luftën me budallallëkun është individi që duhet të jap kontributin e tij nëse nuk do të bie viktimë. Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun”, tha ndër të tjera Rama.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë