Lajme

Për personat mbi 75 vjeç, letërnjoftimet do të jenë pa afat

Qytetarët me moshë mbi 75 vjeç që do të aplikojnë për letërnjoftim pas muajit korrik, do të kenë mundësi ta marrin atë pa afat.

Lajmin e ka dhënë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të së enjtës.

“Pjesa e moshuar marrin letërnjoftime. Kjo ka sjellë probleme të shumta për pensionistët, që janë detyruar që të pajisen më këtë kartë edhe pse nuk kanë pasur ndonjë arsye. Nuk ka nevojë që qytetarët ta ndryshojnë letrën e tyre të njoftimit, është përgatitur ligji.”

Ministri tha se, kjo lehtësi  vjen si rezultat i modernizimit të shërbimeve  të cilat qeveria i ka në fokus duke i kërkuar opozitës ta votoj projekligjin.

Gjithashtu ai bëri me dije se nga ndryshimet në ligjin për letërnjoftimet elektronike do të  përfitojnë mbi 200 000 qytetarë në fund të muajit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë