Lajme

Makina del nga rruga në Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesja e mjetit

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35.

Mësohet se mjeti me drejtuese shtetasen me inicialet I. V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë