Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një tjetër padi këtë të premte në SPAK për godinën e Teatrit Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit me vendim të Këshillit Bashkiak.
Në një deklaratë për mediat, juristja Adriana Kalaja deklaroi se janë paditur në SPAK kryeministri Edi Rama, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ajo aktuale Elva Margariti, drejtori i Kadastrës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kalaja tha se me Teatrin janë kryer veprime kriminale, por se kanë shpresë se gjërat do lëvizin pasi kanë nisur hetimet.
“U kryen veprime kriminale. Të gjitha veprimet që janë bërë nga kryeministri, qoftë ish-ministrja Kumbaro, ministrja Margariti, drejtori i kadastrës etj. kanë bërë veprime kriminale.
I kemi kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv.
Ne shpresojmë dhe besojmë se jemi të gjithë dëshmitarë të reagimit të Parlamentit Europian. Fakti që vijmë pranë SPAK besojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt gjërat do lëvizin dhe kemi marrë një informacion që SPAK ka nisur hetimet”, deklaroi Kalaja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




