Lajme

Dy aksidente në Vorë, 4 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë dymuajsh

Dy aksidente rrugore kanë ndodhur në harkun kohor të nëntë minutave në Vorë.

Policia njofton se nga aksidenti i parë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve, ndërsa nga aksidenti i dytë janë plagosur tre anëtarë të një familje, mes tyre edhe fëmija 2 muajsh.

Rreth orës 12:31 në Vorë është përplasur mjeti me drejtues shtetasin Q. K., me mjetin me drejtues shtetasin R. Q., ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Q. K, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa rreth orës 12:40, në Vorë, mjeti me drejtues shtetasin E. M., ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit si edhe pasagjeret në mjet shtetasja M. M dhe fëmija i tyre 2-muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë