Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me operacionin mes SPAK dhe anti-mafias italiane, që çoi në arrestimin e 37 personave nga Shqipëria dhe Italia.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ambasadorja uron SPAK për punën e kryer, inkurajon atë të vijojë punën për më shumë rezultate të mira.
“Urime SPAK për dënimin e krimit të organizuar dhe narkotikës dhe përfshirjen në çështjen e anti-mafias italiane. Vijoni me punën e mirë dhe të jepni më shumë rezultate në interes të popullit popullin shqiptar”, shkruan ambasadorja Kim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




