Pavarësisht bllokimit të lëvizjeve në gjithë botën dhe shtrëngmimeve maksimale të më shumë se 90% të destinacioneve për shkak të pandemisë, në Shqipëri në muajin maj kanë hyrë përmes ajrit, detit dhe tokës 46 mijë e 488. Krahasuar me Maj 2019, numri i shqiptarëve që kanë hyrë në vend ka rënë 94,4 %.
Kurse hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 16 mijë e 389. Krahasuar me Maj 2019, ky numër ka rënë me 95,9 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë pesë muajve të parë 2020 është 602 mijë e 300, duke rënë me 60,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë pesë muajve të parë 2020, Mali i Zi ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,1 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 89,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Maj 2020, janë 45 mijë e 367 duke shënuar një rënie me 94,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2020 janë 28.431.
Mendohet që jo më shumë se 7 mijë prej tyre janë punonjësit sezonalë që kanë dalë më 14 maj drejt rajonit.
Krahasuar me Maj 2019, ky numër ka rënë 94,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2020, janë 16.936.
Krahasuar me Maj 2019, ky numër ka rënë 95,8 %.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë pesë muajve të parë 2020, është 1.1 mln duke rënë 48,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kush ka mundur të dalë dhe të hyjë në Shqipëri gjatë izolimit total dhe si?
Turizmi në errësirë
Maji i këtij viti ka qenë i pazakontë për pushuesit dhe për sektorin e turizmit, i cili ka qenë ndër sektorët më të goditur si në Shqipëri, ashtu edhe në botë nga pandemia Covid-19.

INSTAT ka raportuar se hyrja e shtetasve të huaj në Shqipëri për pushime në muajin maj ka qenë 98,8 % më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ajo që vihet re nga tabela ilustruese e INSTAT është se Covid-19 nuk ka arritur të ndalë udhëtimet e punës dhe biznesit, të cilat kanë shënuar rritje krahasuar me majin e një viti më parë me 15,5%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




