Lajme

Hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë i riu në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit, ku një 31-vjeçar është hedhur nga ballkoni i banesë së tij, nga kati i katërt i një pallati.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Shtetasi U. Xh, i cili është hedhur nga kati i katërt i banesës nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon mbi zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë