Lajme

Homazhet në nder të Moikom Zeqos në Muzeun Historik Kombëtar

Në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet në nder të studiuesit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së hënës.

Ceremonia ka nisur në orën 10:00 dhe do të vijojë deri në orën 14:00.

Familjarë, të afërm, politikanë dhe personazhe të njohura publike, kanë kujtuar sot kontributin e çmuar të një prej zërave më të fortë të kulturës shqiptare, ndërsa kanë lënë si kujtim të fundit në një libër, ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.

Moikom Zeqo, një figurë e rëndësishme edhe e Partisë Socialiste, iu kishte lënë amanet familjarëve që të varrosej në Tiranë si dhe iu kishte kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë