Lajme

Mori hak për të vëllain, arrestohet në Malin e Zi vrasësi i Hekuran Billës

Arrestohet në Mal të Zi, Viktor Marku i cili ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës te “Komuna e Parisit” pak ditë më parë.

40 vjeçari, Billa u ekzekutua të enjten në mbrëmjë tek lagjia “Komuna e Parisit” në Tiranë. Ekzekutimi i të ndjerit ndodhi në orën 22:00 pranë qendrës tregtare “Kristal Centre”. Billa mori plagë në kokë dhe në trup, duke çuar kështu në vdekjen e menjehershme të tij.

Të dhënat nga policia një javë më parë treguan se viktima mendohet të ketë evidentuar atentatorin përpara se të kryente veprimin, pasi në tentativë për t’i shpëtuar plumbave është përplasur me 2 makinat e parkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë