Lajme

Albcontrol dhe ASHNA nëshkruajnë Marrëveshjen për hapjen e korridorit ajror Shqipëri – Kosovë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  ka vlersuar bashkëpunimin e ngushtë midis autoriteteve të Aviacionit Civil të Shqipërisë dhe Kosovës.

 Albcontrol dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror të Kosovës, kanë nënshkruar sot në Prishtinë, një Marrëveshje për koordinimin e trafikut ajror mes Tiranës dhe Prishtinës.

“Marrëveshja është lidhur në kuadër të projektit “Mbledhja për Normalizimin e Aviacionit të Ballkanit” (BANM), të udhëhequr nga NATO. Ky është një hap i rëndësishëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës, pasi korridori i ri ajror do të shkurtojë me rreth 15 minuta fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe si rrjedhojë do të rrisë përfitimet e udhëtarëve, do të ulë kostot operacionale të kompanive ajrore dhe emitimet e karbonit drejt një aviacioni më të gjelbërt. Shqipëria, si vend i rajonit dhe anëtar i NATO-s ka dhënë kontributin e saj të vazhdueshëm në kuadër të projektit NATO BANM në normalizimin e hapësirës ajrore të Ballkanit, me theks të veçantë hapësirës ajrore të Kosovës,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë