Najada Çomo, Shefja e Shërbimit të Spitalit Infektiv, i ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm sepse numri i pacientëve në Spitalin Infektiv po shtohen.
“Ajo çka unë dua të tërheq vëmendjen është se personat e shtruar në Shërbimin Infektiv janë një pjesë e madhe në gjendje të rënduar, një pjesë e tyre janë në terapi intensive. Jemi në shërbimin tuaj, por qëndroni larg personave e sëmurë dhe ulni frekuentimin e vendeve me shumë njerëz. Maska është e vetmja mbrojtje që kemi. Virusi është midis jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur sa më shumë. Në të kundërt do kemi një numër të shtuar personash dhe virusi nuk ka më përzgjedhje, të rinj apo të vjetër,” apelon Çomo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




