Kush mendon që turistët e huaj i kanë vënë kryqin Italisë, gabohet.
Pavarësisht se Komisioni i BE-së ka vendosur rihapjen e kufijve të brendshëm nga 15 qershori duke shkuar në një rihapje progressive nga 1 korriku për kufijtë e jashtëm, rënia e prezencave do të jetë e pashmangshme. Me një impakt edhe në sektorët “kolateralë”, duke parë që shpenzimi i turistëve të huaj përfaqëson një zë të rëndësishëm jo vetëm për hotelet dhe strukturat turistke,por edhe për restorantet dhe dyqanet. Sektorë që – përtej udhëzimeve të përfshira në planin Colao – ata prisnin një përpjekje konkrete të sistemit për të tërhequr turistë të huaj në Itali në këtë 2020, tashmë të gjymtuar. Por, tani për tani, situata është zhgënjyese.
Mungon një i huaj në dy
Duke iu referuar burimeve të ndryshme rezulton një situatë që, megjithë paqartësinë që karakterizon momentin, shfaqen korniza të përcaktuara: Italia, që I detyrohet turizmitgati 13% të PBB-së, këtë vit do të mirëpresë një porcion shumë të tkurrur të turistëve ndërkombëtarë. Sipas Enit vizitorët ndëkombëtarë që prenotojnë do të ulen me 49% (baraz me 31 milionë vizitorë) e do të kthehet në nivelet pre Covid-19 në 2023 ; sipas një hulumtimi Demoskopik/Statista,il rënia e turistëve do të ndalet në nivelin 29 milion, me rajonin e Veneto (-4,6 milioni), Lombardia (-3,9 milioni), Toscana (-3,3 milioni), Lazio (-2,9 milioni) dhe Emilia Romagna (-2,5 milioni) në pesë rajonet më të goditura nga Covid-19. Për të rekuperuar terren, për momentin nuk ka incentive të stilit të bonusit për pushime, që u menduan për të stimuluar turimzin e brendshëm, as projekte “të sistemit”. Vlejnë iniciativat e Rajoneve individuale, qoftë në terma të promocioneve, për shembull, netë të dhuruara për një prentim për ditë të cakltuara.
Interesi online mbetet i fortë
Për të fotografuar intersin ende të gjallë ndaj l Belpaese (vendit të bukur), Enit ka pyetur gati 300 mijë persona për të kuptuar potencialin e pushimeve në Itali. Diskutimi bëhet online:në fund të majit numërohen mbi 754 mijë citime për udhëtim drejt Italisë – mes të cilëve 50 mijë janë shfaqur në ëeb dhe 704 mijë në rrjetet sociale – që kanë prodhuar 207,1 milionë interaktivitet. “Italia konsiderohet si një vend Covid free, super i monitoruar dhe i sigurt sipas hulumtimit tonë- shpjegon Giorgio Palmuçi, presidenti i Enit -. Sinjalet e para të përmirësimit do ti kemi nga tregu i brendshëm, por turizmi i afërsisë dhe lidhjeve të lehtësuara me seksionet e autostradës do të lejojë gjithashtu rifillimin e mbërritjeve nga jashtë dhe për këtë arsye nga destinacionet më të afërta me Italinë që e bëjnë atë të arritshëm edhe me makinë “
Nyja e lidhjeve
Është një nga nyjet kyç, shpjegon Ivana Jelinic, presidente e Federatës italiane të ndërmarrjeve të udhëtimit dhe turizmit (Fiavet),dakord me Enit përsa i përket që Italia mbetet “vendi i parë i dëshiruar në mesin e turistëve të huaj”. Që, megjithatë e kanë të vështirë të mbërrijnë (dhe prandaj heqin dorë):”Turistët e parë të huaj që do të shohim të kthehen janë gjermanët, që mund të vijnë lehtësisht me makinë në Itali. Për pjesën tjetër nuk ka ende lidhje të përcaktuara, kështu që nuk është e mundur të bëhet ndonjë planifikim. Përpos të tjerash nuk ka patur ndonjë fushatë në mbështetje të vektorëve të huaj që do të kishin mundur të incentivonin turizmin ndërkombëtar.”
Rënia e shpenzimeve, por nuk ka incentiva
Sipas raportit të fundit mbi turizmin ndërkombëtar të “Banca d’Italia”,të ardhurat nga udhëtimet ndërkombëtare në 2019 kanë arrituri 44,3 miliardi euro, në rritje me 6,8% krahasuar me 2018-ën. E paevitueshme, 2020 do të jetë një vit i zi edhe në këtë këndvështrim: sipas vlerësimeve të Demoskopika/Statista vetëm 10 kombësitë e para për rënien e shpenzimeve do të sjellin një humbje prej më shumë se 6 miliardë euro.
Një hipotezë për të incentivuar të ardhurat ( dhe shopping) të turistëve extra BE është ajo për të ulur ose rivendosur pragun për blerje pa taksa, siç kanë vepruar disa vende europiane. Propozimi ka qenë objekt i dy amendamenteve të paketës së rimëkëmbjes të propozuara nga opozita, por duket se nuk do të merret në konsideratë.
“Të cedosh në këtë front do të thotë të hedhësh poshtë vite pune – thotë Stefano Rizzi, country manager Italia i Global Blue, operatori i parë pa taksa në Europë për vlerën e tregut – që pozicionon Italinë mes destinacioneve të preferuara, për të mos thënë më të preferuarën, – nga udhëtarët e huaj, duke humbur një pjesë themelore të tregut”.
*Burimi: Il sole 24 ore/ Solli në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




