Lajme

Spahia: Raste me Covid-19 edhe në Kryeministri. Po mbahet e fshehur

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, tha përmes një dalje për mediat se raste të infektimit me Covid-19 ka pasur edhe në kryeministri, porse ajo po mbahet e fshehtë nga organet kompetente.  

“Çfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët ‘e pabindur’, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social.

 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Kush e ka përgjegjësinë për këtë?” pyet Spahia

Bardh Spahia thotë se Rama ka plan që të shtyjë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

“Kryeministër, lëri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se çfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë