Ish-kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala, do të jetë zyrtari i parë lokal që SPAK e thërret si të pandehur.
Adem Lala nga koalicioni PS-LSI akuzohet për shpërdorim detyre për privatizimin e një ndërtese në Has, por që më pas u anulua.
Lala do të paraqitet në SPAK më 18 qershor, ndërkohë mësohet të jetë shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje.
Ndër të tjera, ai ka ngritur shqetësimin se peshqit e mëdhenj lundrojnë lirshëm dhe SPAK merret me këto çështje.
Për këtë çështje fillimisht procedimi u regjistrua në Prokurorinë e Kukësit dhe më pas në SPAK teksa Lala thotë se do të jetë i hapur për hetime.
Adem Lala ka drejtuar bashkinë e Hasit për 4 vjet dhe në zgjedhjet e qershorit të 2019-ës drejtimin e kësaj bashkie e ka marrë Liman Morina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




