Lajme

Edukatorja me Covid-19, mbyllet çerdhja 16 në Tiranë

Një edukatore e çerdhes numër 16 në kryeqytet ka dalë e infektuar me Covid-19, çka ka bërë që kjo çerdhe të mbyllet menjëherë. Janë lajmëruar prindërit, të cilët kanë marrë fëmijët menjëherë nga çerdhja.

Stafi i çerdhes 16, që ndodhet në ish-bllok, në rrugën “Nikolla Tupe”, është izoluar për 14 ditë, sipas rregullave. Mbetet për t’u parë tashmë, nëse ndonjë pjesëtar tjetër i stafit të çerdhes do të jetë infektuar apo jo.

Ditët e fundit në vendin tonë ka pasur një shtim të theksuar të numrit të të infektuarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë