Lajme

Kryeprokurori Çela urdhëron ristrukturimin e Policisë Gjyqësore

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka urdhëruar ristrukturimin e Policisë Gjyqësore përmes ndryshimit të organikës së oficerëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, nisur nga problemet e konstatuara gjatë analizave vjetore mbi ngarkesën në punë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, kërkesave të ardhura nga disa prokurori për shtim të numrit të OPGJ, si dhe analiza statistikore e të dhënave që lidhen me shpërndarjen e ngarkesës si dhe raportin mes numrit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në çdo prokurori, me synimin për të siguruar një funksionim normal të prokurorive të rretheve gjyqësore, bazuar në nenet 20 dhe 38 të ligjit nr.97/2016 “Për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Çela ka urdhëruar ristrukturimin e policisë gjyqësore, përmes ndryshimit të organikës së oficerëve të policisë gjyqësore pranë 12 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në vijim Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedurial dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sipas PP, Rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë