Lajme

Ranë në kontakt me të infektuar, Maqedonia e Veriut izolon 790 persona

Gati 800 persona mësohet se janë vendosur në vetëizolim në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve  të fundit, për shkak të dyshimeve se mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se vendin 790 personave u është dhënë urdhër të për izolohen pasi mund të kenë rënë në kontakt më të infektuar me Covid-19.

Vendi fqinj ka regjistron sërish shifra të larta të të infektuarve, pasi në 24 orët e fundit u raportuan 190 raste të reja dhe 8 viktima, shumë prej të cilëve në qytetin e Shkupit.

Viktimat janë të moshës prej 31 e deri në 86 vjeç dhe 4 prej tyre janë nga Shkupi kurse të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës.

Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 185, shumica prej tyre nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi dhe Struga.

. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut ka 3890 të prekur nga koronavirusi dhe 1800 raste aktive.

Pavarësisht shpërthimi të ri të epidemisë. autoritetet nuk do të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, e cila skadon të shtunën.

Presidenti, Stevo Pendarovski deklaroi sot se nuk është e nevojshme shtyrja e mëtejshme dhe se nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga qeveria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë