Lajme

Ditë rekord / 48 raste të reja me Covid-19, shtohen pacientët në spitalin infektiv

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 48 raste me Covid-19. Mjekja Flutura Beqo ka deklaruar se janë kontakte dhe raste të reja.
Beqo theksoi se shpërndarja e rasteve të reja është, 24 në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Mediat bëjnë me dije se një nga personat që rezultuan pozitiv me Covid-19 është një specialiste e bashkisë së Durrësit. Të dhënat tregojnë se është infektuar nga e bija e cila punon në bashkinë e Tiranës.

Mjekja bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 5 qytetarë.
“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime”, tha ajo.
Mjekja deklaroi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid-19,” shpjegoi Beqo.
Ndër të tjera mjekja theksoi se inspektorët e Task-Forcës do të vijojë kontrrollet në çdo subjekt.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë