Lajme

Greqia ndryshon vendim: Kufijtë për turistët hapen me 1 korrik, do testohen në aeroport

Ministri grek i Turizmit, Charis Theocharis, deklaroi të premten se shtatë pikat kufitare tokësore greke do të hapen më datë 1 korrik dhe jo më 15 qershor për turistët siç ishte deklaruar më parë.

Ky vendim vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri grek theksoi se “plani ynë është i plotë dhe ne kemi bërë ushtrime të gatishmërisë operacionale”.

Theocharis njoftoi një masë të rëndësishme që do të merret ndaj çdo turisti që do të futet në Greqi.  “Testet e marrjes së mostrave do të kryhen në aeroportet, ndërsa kufizimi i turistëve do të bëhet në një hotel, derisa udhëtari të marrë përgjigjen e rezultateve. Kurse për një udhëtar që rezulton pozitivë me COVID-19 është vendosur karantinimi me 14 ditë”.

Personat që kanë leje qëndrimi nuk bëjnë pjesë në këtë vendim.

Ata do të lejohen të hyjnë në Greqi sipas procedurave të mirëpërcaktuara më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë