Lajme

Ministria Shahini: Si sot 21 vite me parë isha refugjate në Kanada, kur Kosova u çlirua

Në kuadër të ditës së çlirimit të Kosovës, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini është shprehur se liria që gëzojnë bashkëkombësit Kosovarë qëndron mbi mijëra jetë të humbura e shumë të tjera të shkatërruara.

“Sot e 21 vite më parë, isha refugjate në Kanada kur mora lajmin që kishin pushuar bombardimet e NATO-s dhe trupat këmbësore ishin futur në Kosovë. Kosova ishte çliruar! Si fëmijë që kishte parë vetëm konflikt dhe luftë, e kisha të vështirë ta paramendoja paqen dhe lirinë në Kosovë dhe gjithë potencialin që ngërthente ajo liri për popullin tonë. Sot, jo vetëm kam mbijetuar luftën 21 vite më parë, por jam duke shërbyer në qeverinë e Republikës së Shqipërisë, si shenjë e qëndresës dhe bashkimit tonë kombëtar,” ka shkruar Ministrja.

Më tej ministrja ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se duhet të përkujtojmë me përulësi se sa e brishtë është liria dhe sa duhet të përpiqemi ta mirëmbajmë duke dashur njëri-tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë