Këtë pasdite Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka takuar drejtuesit e shërbimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministrja është shprehur se shërbimit dhe qytetarëve nuk i ka munguar kujdesi mjekësor, në kohën kur situata e epidemisë Covid-19 nuk ka mbaruar.
“Në këtë fazë, zbatimi rigoroz i protokolleve dhe mjeteve të mbrojtjes personale në dispozicion për çdo punonjës të sistemit shëndetësor, si dhe vigjilenca në të gjitha nivelet e shërbimit, kanë rëndësi jetike. Ashtu siç kemi bërë që nga dita e parë e kësaj epidemie të vijojmë të mbrojmë veten, të afërmit tanë dhe ata që na shërbejnë pa u lodhur në sistemin tonë shëndetësor. Po kaq rëndësi ka edhe mirëkuptimi i familjarëve të pacientëve, për të zbatuar rregulloren e hyrje-daljeve në spital. Nuk do të lodhem së përsërituri lutjen për çdo qytetar: Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik dhe higjienën personale”, deklaroi Manastirliu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




