Një person ka ndërruar jetë në Tiranë pasditen e sotme pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se personi është gjetur i vdekur tek zona “Bregu i Lumit” në kryeqytet.
Dyshohet paraprakisht se ngjarja është aksidentale.
Grupi hetimor është në vendngjarje për të hetuar me shkaqet që çuan në vdekjen e këtij personi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




