Lajme

Aksident në Korçë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Shoferi i postës, Kristi Plluska pas një përplasje me një pemë, u bllokua në makinë, ndërsa forcat e zjarrfikëses me vështirësi e nxorën prej aty.

Mësohet se kanë qenë dy makina që po lëviznin në drejtim të Korçës dhe makina e postës ka parakaluar duke goditur makinën tjetër, më pas ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë