Ragip Hajdini, një prej grabitësit e avionit me para në Rinas, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ai njihej ndryshe edhe si “Daja”, ndërsa prej 4 ditësh ishte i shtruar në spital.
Hajdini ishte një nga 12 të arrestuarit për grabitjen e 9 prillit në Rinas.
Ai është arrestuar më 26 prill në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së dëshmitarit Alkond Bengasi, që tha se “daja” nga Kosova ishte një person tullac, të cilin e kishte takuar disa herë me Admir Muratajn.
Ragip Hajdini rezultonte me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




