Lajme

Fillon procesi i regjistrimit të pronave, 8 zonat e para

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, njoftoi se, nga sot fillon  procesi i regjistrimit në 8 zona kadastrale të bregdetit  përkatësisht në zonat: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë.

“E thënë me fjalë të thjeshta, sot fillon procesi i regjistrimit fillestar të pronave në bregdetin e Jugut.

Ky është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë ndonjëherë në shtetin shqiptar.

Mbi 16 mijë prona private të përfituara përmes ligjit 7501, do përfitojnë shtëpitë e vjetra tradicionale, shtëpi në proces legalizmi, të vogla dhe mbi 5000 pasuri shtetërore.

Prej këtij operacioni do përfitojnë rreth 8000 banorë rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave”, tha Lame.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë