Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues, pasi këtë të shtunë do të publikohen përgjigjet e Lotarisë Amerikane për të gjitha shtetasit shqiptarë.
Ndonëse përgjigjet priteshin të merreshin nga 5 maji, për shkak të pandemisë, dalja e tyre u shty nga Departamenti Amerikan i Shtetit deri më 6 qershor.
Nga ora 18:00 e pasdites së sotme të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësi të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit për të kontrolluar online “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së nëse janë përzgjedhur ose jo.
Saktësisht, linku në të cilin duhet të klikoni është ky: https://dvprogram.state.gov/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




