Lajme

OBT e IFC partnerë në investimet e gjelbra për turizmin e qëndrueshëm

Organizata Botërore e Turizmit (OTB) po bashkëpunon me Korporatën Ndërkombëtare të Financave (IFC) për ta fokusuar sektorin tek turizmi i gjelbër dhe për të promovuar rimëkëmbjen dhe rritjen e përgjegjshme.

Sipas nismës së re të gatishmërisë së investimeve për mekanizmat e gjelbërt të financimit, agjensia e specializuar e Kombeve të Bashkuara për turizmin do të punojë së bashku me IFC, një anëtar i Grupit të Bankës Botërore dhe institucioni më i madh global i zhvillimit i përqendruar ekskluzivisht në sektorin privat në vendet në zhvillim, në një seri programesh trajnimi. Këto do të përqendrohen në stimulimin e rimëkëmbjes së turizmit nga kriza e tanishme, në të njëjtën kohë promovimi i financimit të gjelbër për të rritur qëndrueshmërinë në të gjithë zinxhirin e vlerës së turizmit.

Sekretari i Përgjithshëm i OBT, Zurab Pololikashvili tha se: “Turizmi i qëndrueshëm nuk duhet të konsiderohet më një vend i veçantë. Përkundrazi, kjo pauzë në udhëtimet globale na ofron një shans të rimendojmë turizmin dhe ta bëjmë të gjithë sektorin më të qëndrueshëm ndërsa rritemi më mirë dhe më të fortë. Kjo iniciativë e re me IFC do të sigurojë udhëzime të vlefshme për Investimet e Qëndrueshme të Turizmit që rrisin kontributet e turizmit në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.”

Lehtësimi i investimeve për qëndrueshmërinë

Aktualisht, ka 200,000 hotele që ofrojnë 18 milion shtretër në të gjithë botën, dhe 2.4 milionë dhoma të tjera. Vetëm këta përbëjnë 1% të emetimeve globale të gazrave të serave (GHG) dhe kështu rritja e qëndrueshmërisë së kësaj pjese të sektorit global të turizmit mund të japë një kontribut të rëndësishëm në Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm në lidhje me klimën. Kjo nismë e re ka për qëllim avancimin e saj.

Një nga fokuset kryesore do të jetë puna me partnerët e sektorit privat për të promovuar financimin e gjelbër dhe shkëmbimin e përvojës në burimet e ndërtesave të qëndrueshme. Bashkëpunimi fillestar do të konsistojë në një seri trajnimesh për të promovuar investimet e gjelbërta për një rikuperim afatgjatë të sektorit të turizmit. Trajnimi i parë është planifikuar të fillojë në 4 qershor 2020 në një format ëebinar, dhe ai do të kulmohet me një trajnim akreditimi për Ekspertët EDGE.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë